Sociale

Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve

30 Dhjetor 2024, 15:36| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 16:10

  • Share

Përdhosja e varreve u konstatua mëngjesin e kësaj të hënë nga disa banorë, të cilët janë përballur me dëmtimin e varreve e fotove të familjarëve të tyre të ndjerë. Ata kërkojnë zbulimin dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Policia e Përmetit ka shoqëruar tre persona në Komisariat, njëri prej të cilëve i mitur, pasi dyshohen si autorët e këtij akti vandal.

'Vajtëm i pamë janë thyer, nuk dimë gjë se kush i ka thyer', tha një banorë. 

'Më tha ime shoqe që janë dëmtuar shumë varre. Unë do t'i lutesha rendit, apo kush e ka ka këtë mundësi ta gjej dhe verifikojë atë që i ka dëmtuar', tha një banorë tjetër. 

Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh, ku dhe atëherë askush nuk u akuzua për këtë akt vandal.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?