CNN e ka vlerësuar si më të mirën në Eurovision këngën "Zjerm" që performohet nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, përfaqësues të Shqipërisë:
Pas një mungese prej dymbëdhjetë muajsh që u duk e pafund, Eurovision Song Contest është rikthyer në skenë – këtë herë nga Bazeli i Zvicrës – me të gjitha elementët që e bëjnë këtë spektakël të dashur, të çuditshëm dhe plot ngjyra: drama, konkurrencë, skena marramendëse dhe një dozë e madhe provokimi.
Nga 26 shtetet që u kualifikuan në finalen e madhe katër, renditja e këtij viti është po aq e çuditshme sa edhe emocionuese. Dhe në krye të kësaj liste? Shqipëria, me një paraqitje aq të pazakontë sa të papërshkrueshme.
Më poshtë gjeni një përmbledhje të renditur, nga vendi i parë te i fundit, e të gjitha pjesëmarrjeve në Eurovision 2025:
1. Shqipëria: Shkodra Elektronike – “Zjerm”
Një burrë tullac me një intensitet të frikshëm dhe një këngëtare që duket sikur ka kaluar nga një sekt i çuditshëm, përbëjnë dyshe më të pazakontë të Eurovisionit.
Me një tekst që flet për një oaz ku “nuk ka ambulancë në rrugë, askush s’të flet me arrogancë”, performanca është totalisht jashtë çdo skeme të zakonshme.
Ironikisht, ata nuk janë fansa të Eurovisionit: “Nuk është lloji ynë i muzikës,” thotë Beatriçe Gjergji për CNN.
Pikërisht kjo indiferencë i ka bërë të duken autentikë dhe të veçantë. Dhe publiku është i çmendur pas tyre.
2. Austria: JJ – “Ëasted Love”
Një baladë me vokale operistike mbresëlënëse që shpërthen në një kulm emocional. Edhe pse krahasimet me këngën fituese të vitit të kaluar “The Code” janë të pashmangshme, fuqia dhe sinqeriteti i JJ e bëjnë këtë këngë të pavetëpërmbajtshme. Problemi? Eurovisioni nuk i do përsëritjet. Gjithsesi, kjo është një perlë.
3. Finlanda: Erika Vikman – “Ich Komme”
E po, kënga është literalist për... një orgazëm. “Është një vit shumë... i ndezur,” thotë edhe fituesi i vitit të kaluar, Nemo. Performanca është një shpërthim fuqie, seksuali dhe vetëbesimi. Një mikrofon gjigant që lëshon flakë thotë gjithçka.
4. Zvicra: Zoë Më – “Voyage”
Një baladë e ëmbël dhe e thellë, me një skenografi filmike dhe një zë që të rrëmben. Në një garë ku shumë këngë kërkojnë vëmendje me zhurmë, “Voyage” mbetet në mendje me qetësinë e saj të ngrohtë.
5. Franca: Louane – “Maman”
Një këngë prekëse dedikuar nënës së ndjerë të këngëtares. Një nga momentet më të ndjera të mbrëmjes. Një baladë që nuk mbështetet te klishetë franceze, por te emocionet e vërteta.
6. Italia: Lucio Corsi – “Volevo Essere Un Duro”
Një reflektim i bukur mbi imazhin mashkullor dhe ndjeshmërinë, me një stil që të kujton David Boëie. Shumë nënvlerësuar dhe jashtë radarit – padrejtësisht.
7. Luksemburgu: Laura Thorn – “La Poupée Monte Le Son”
Një rikthim plot jetë i një klisheje të vjetër nga Eurovisioni i 1965-ës, por këtë herë me fuqi, kërcim dhe identitet. Një “kukull” që rrit volumin dhe merr kontrollin.
8. Suedia: KAJ – “Bara Bada Bastu”
Një këngë për saunën (!) – seriozisht – nga një treshe finlandeze që përfaqëson Suedinë. Ka ritëm, mesazh shëndetësor dhe shumë avull.
9. Danimarka: Sissal – “Hallucination”
Një baladë me fuqi epike që më në fund e çon Danimarkën në finale pas 6 vitesh mungesë. Një surprizë e këndshme.
10. Malta: Miriana Conte – “Serving”
Ishte titulluar “Kant” (si filozofi), por u detyrua të ndryshojë. Një këngë vajzërore, me vokale të fuqishme dhe qëndrime të forta. “Ajo ka një aurë të jashtëzakonshme,” thotë Nemo.
11. Estonia: Tommy Cash – “Espresso Macchiato”
Një karikaturë mbi kulturën e kafes italiane, me tekstin “No stresso, no depresso”. Satirike, qesharake dhe çuditërisht ngjitëse.
12. Ukraina: Ziferblat – “Bird of Pray”
Këngë e guximshme, me zëra glam-rock dhe kostume që sfidojnë pritshmëritë. Jo për të gjithë, por artistikisht e pasur.
13. Holanda: Claude – “C’est La Vie”
Një këngë mes frëngjishtes dhe anglishtes, e bukur dhe tërheqëse. Skena të thjeshta, por vokale të pastra.
14. Greqia: Klavdia – “Asteromáta”
Një baladë e ndjerë për shpërnguljen dhe humbjen. Kërkon disa dëgjime për ta vlerësuar siç duhet.
15. Letonia: Tautumeitas – “Bur Man Laimi”
Pop etno i frymëzuar nga folklori letonez. Mund të mos i përshtatet shijes së të gjithëve, por është origjinal dhe plot jetë.
16. Polonia: Justyna Steczkoëska – “GAJA”
Këngëtare e njohur, kthim pas 30 vitesh në Eurovision. Performancë e fuqishme, por ndonjëherë e zhurmshme.
17. Norvegjia: Kyle Alessandro – “Lighter”
Një adoleshent plot energji, por tekstet duken si të përkthyera 16 herë në Google Translate.
18. Islanda: VÆB – “Róa”
Energjikë dhe futuristë, por ndoshta pak të tepruar. Do të zgjojnë publikun pas baladave.
19. Spanja: Melody – “Esa Diva”
Fabulë skenike dhe këngë kaotike – në kuptimin e mirë – por vështirë të tërheqë jurinë ose publikun.
20. Izraeli: Yuval Raphael – “Neë Day Ëill Rise”
Një baladë që vjen në sfondin e një situate të ndërlikuar politike. E sinqertë, por muzikalisht më e dobët se paraardhësit.
21. Gjermania: Abor & Tynna – “Baller”
Vokalisht në rregull, por tekstet janë nonsens. “Krimi mes nesh, si në CSI” nuk frymëzon shumë.
22. Lituania: Katarsis – “Tavo Akys”
Një këngë e errët, introspektive, por me ritëm të dobët për Eurovisionin.
23. Portugalia: Napa – “Deslocado”
Një këngë e bukur për dëgjim të dielën në mëngjes, por pa asnjë element që të mbetet në mendje.
24. Mbretëria e Bashkuar: Remember Monday – “Ëhat The Hell Just Happened?”
Zëra të mirë, por këngë e dobët dhe e mbetur në kohën e Ke$ha-s së vitit 2013. Skenografia? E mërzitshme.
25. San Marino: Gabry Ponte – “Tutta L’Italia”
Autori i “Blue (Da Ba Dee)” sjell një këngë që përmend “Spaghetti, verë dhe Mona Lisën”. E lodhur dhe klishe.
26. Armenia: PARG – “Survivor”
Topless në tapet lëvizës, PARG ngjan më shumë me një eksperiment të Inteligjencës Artificiale sesa një artist të vërtetë. Kënga? Katastrofë./ Përshtatur nga CNN
Komente
