Lumi i Vjosës

CNN: Shqipëria vend ideal për t’u vizituar edhe në vjeshtë

3 Shtator, 15:57| Përditesimi: 3 Shtator, 16:08

  • Share

Mes SHBA-së, Meksiko-së, Disney World apo Japoni-së edhe Shqipëria është një vend ideal për t’u vizituar në vjeshtë, shkruan media prestigjoze CNN në një artikull të botuar me titull ‘Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar pothuajse kudo’.

Në një vështrim paraprak CNN shkruan se udhëtarët e vjeshtës mund shmangin fluksin e turistëve gjatë sezonit të verës dhe po ashtu temperaturat e larta.

Por, çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me vlerën e tij të madhe.

Dhe ky destinacion është Shqipëria.

Adhuruesit e plazheve janë vërshuar në Shqipëri për të pushuar në bregdetin e Adriatikut, por nuk mbeten pas as Bjeshkët e Nemuna as lumi i ‘egër’ Vjosa të cilët kanë pasur shumë vizitorë, edhe pse më pak se Riviera Shqiptare.

”Në shtator dhe tetor, bileta e avionit ka çmim kaq të ulët nga vera, saqë ju mund të bëni një nga ato pushimet e mëdha, më të gjata dhe të shtrenjta për rreth 30% më pak në të gjithë botën, pavarësisht se cilin destinacion do të zgjidhni për të vizituar, thekson CNN.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?