Përpjekjet e freskëta të presidentit Donald Trump për të minuar ekspertët mjekësorë dhe shkencorë dhe dështimi i tij në menaxhimin e pandemisë Covid, sipas CNN po e fusin Amerikën në një rrugë të pakthyeshme dhe me plot rreziqe për shëndetin public.
Trump, duke kërkuar rihapjen e shkollave, pavarësisht se në vend janë regjistruar më shumë se 3 milionë raste infeksioni dhe 132 300 viktima, i është rikthyer rihapjes së vendit, pavarësisht sakrificave deri edhe me jetë të amerikanëve, duke shkatërruar kështu edhe udhëzimet e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Sëmundjet.
Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence, tha para pak orësh se ‘Shtëpia e Bardhë, do të nxjerrë udhëzime të reja për pandeminë në tërësi dhe rihapjen e shkollave në veçanti’, edhe pse shëndeti i miliona njerëzve është ende në rrezik.
Sipas CNN, Mike Pence dhe zyrtarët e tjerë të Adminsitratës amerikane, të cilët janë të verbuar dhe dine se vendi po regjistron prej më shumë se një jave rreth 60,000 raste të reja të koronavirusit, me deklaratat e tyre më shumë duan të qetësojnë ujërat e turbullt rreth presidentit sesa të japing me ndershmëri llogari për krizën Covid dhe hapat që duhen ndërmarrë për ta mposhtur atë.
Trump kërkoi të marten rihapjen e shkollave.
Krahas vështirësive të miliona amerikanëve të larguar nga puna prej masave të izolimit dhe bllokimit për të penguar përhapjen e virusit, nevoja për t'i rikthyer fëmijët në shkollë duket se tani është detyra më e rëndësishme me të cilën po përballet qeveria amerikane.
Megjithatë, askush në autoritet e Administratës nuk ka sqaruar sesi shkollimi me kohë të plotë që ka kërkuar Trump është i mundur duke pasur parasysh nevojën për distancim shoqëror në shkolla dhe rrezikun për mësuesit, të cilët janë shumë më të prirur ndaj komplikimeve Covid-19 sesa nxënësit e tyre.
Sipas CNN, Trump përçmon shkencën dhe dëshiron që shkencëtarët ta ndjekin nga pas