Sociale

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

18 Maj, 17:53| Përditesimi: 18 Maj, 18:00

  • Share

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat alpine.

Është Halil Disha nga Novoseja e Kukësit, i cili ka jetuar gjithë jetën mes bagëtive dhe tingujve të fyellit. 70-vjeçari tregon për Report tv se para disa vitesh u zhvendos në Paskuqan të Tiranës, por nuk e gjeti veten ndaj është kthyer në malësi. Prej një muaji punon çoban në Dragash të Kosovës, ku ruan tufën me 180 dele.

Edhe Fitim Krasniqi nga fshati Orçikël i Kukësit është punësuar në Dragash. 30-vjeçari ka provuar emigrimin dhe është kthyer për t’iu përkushtuar bujqësisë.

Fitimi ndan shqetësimin për largimin e të rinjve nga fshati.

Zona e Kukësit ka një potencial të jashtëzakonshëm për blegtori por numri i krerëve po bie çdo vit. Pagat për çobanët në Kukës nuk kalojnë 400 euro në muaj ndërsa në anën tjetër të kufirit, në Kosovë arrijnë deri në 700 euro.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?