Grupi britanik Coldplay, ka bërë publike këngën e tyre më të re “Higher Poëer” dhe e bëri atë publike në formën më të mirë zgjodhi një mënyrë shumë të veçantë për ta bërë publike atë. Ata u nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) për të folur me astronautin francez Thomas Pesquet, i cili rrëfen për ta sesi është jeta në hapësirë.
“Tani për tani ne nuk jemi në gjendje të luajmë për askënd në Tokë, kështu që ne menduam se do të luanim vetëm për ty”, u shpreh Chris Martin gjatë bisedës me astronautin.
Grupi rock, i njohur për këngët hit “Paradise” apo “Viva la Vida”, ndanë për publikun një performancë të regjistruar të këngës së tyre të re, ku duken hologramë shumëngjyrësh që kërcejnë duke ndjekur ritmin e këngës. Ata ngjasojnë me të tjera krijesa të hapësirës. Një performancë e ofruar për astronautin në hapësirë, i cili pa dyshim e shijoi.
Këngën e re Coldplay do ta luajë edhe në ceremoninë e BRIT Aëards.
Ata gjithashtu kanë vendosur të performojnë në koncertin që do të mbahet onlinë në Glastonbury më 22 maj pasi shfaqja u anulua për shkak të pandemisë.