Colella e pëson njëjtë si Marini, trajneri i Partizani thuajse i ikur! Burime: Zyrtarizimi çështje kohe

6 Qershor 2023, 10:43| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 14:30

  • Share

Ka kaluar vetëm 1 javë që kur Partizani u shpall kampion, por te klubi i kuq po ndodh një eksod në rang drejtuesish. Ashtu siç ishte përfolur, të hënën u largua zyrtarisht drejtori Elton Marini, i cili përpiloi ekipin që u shpall kampion, ndërkohë që bëri edhe shitjen më të shtrenjtë në merkato nga Superliga, me Xhuliano Skukën që la kryeqytetasit për 1.4 mln euro për të shkuar te Metz në Francë.

Megjithatë Marini është i pari, ndërsa pas tij rradhën do ta ketë trajneri Giovani Colella. Italiani në pankinën e Partizanit një vit më parë ishte këmbëngulja e madhe e drejtorit Marini dhe me largimin e këtij të fundit edhe Colella pritet të ketë të njëjtin fat. Gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi trajneri kishte diskutuar me Marinin edhe projektit për vitin e ardhshëm, ndërsa tani ai nuk mund të shkoi para pa drejtorin sportiv.

Aktualisht klubi dhe trajneri po diskutojnë ndarjen, por për ‘Report TV’ e mohojnë të ketë një vendim përfundimtar. Megjithatë mes rreshtash lihet të kuptohet se largimi i Collela-s është çështje kohe.

Madje po qarkullojnë edhe emrat që pritet ta zëvendësojnë. Më i mundshmi është ai i Tomislav Stipic, i cili ka menaxher Adrian Aliajn, një bashkpuntor i ngushtë i Partizanit. Megjithatë kroati ka bërë shkëlqyeshëm së fundmi në Letoni dhe për ta marrë nga skuadra e Rigës duhet të përputhen shumë situata. Nëse jo Stipic dëshira e Partizanit është që të vijojë me trajnerë të huaj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?