Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i cili iu bashkua Sali Berishës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën e PD-së këtij të fundit, ka deklaruar se grupimi i Lulzim Bashës duhet të marrë në konsideratë bashkimin me PD-në.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Çollaku shprehet se rrugë për bashkim është krijimi i një fraksioni brenda PD-së nga grupimi Basha.
“Ngjan si nje dore e shtrire per paqe e bashkim, qendrimi i djeshem i (ish Rithemelimit) sot kryesia e PD.
Une si deputet i PD, rreshtuar ne pozicione te kunderta me ish Rithemelimin keto tre vite, nuk jam i gatshem ta refuzoj nje dore te shtrire per paqe e bashkim, te pakten pa e provuar sinqeritetin e saj.
Por ceshtja e bashkimit te PD, nuk eshte ceshtje e bashkimit te nje apo disa deputeteve.
Ceshtja e bashkimit te PD eshte nje sfide qe duhet , nese mundet te beje bashke dy realitete te tera njerezore, te ndara brenda PD.
Keto nuk jane masa amorfe njerezish, por nje strukture e tere njerezore e organizuar, nga te dy palet.
Sfida eshte qe keto dy realitete, here te ndryshme e here te kunderta te behen bashke.
Ideja e nje Fraksioni te strukturar brenda PD, edhe pse per here te pare si eksperience ne historine e pluralizmit ne Shqiperi, mund te jete nje Opsion qe duhet eksploruar seriozisht.
Nje Fraksion i strukturuar nga qendra deri ne njesine e e fundit organizative ne krejt territorin, eshte nje mundesi e mbase mundesia e vetme per te garantuar Bashkegzistence te realiteteve te ndryshme dhe te kundërta ,duke ruajtur parimet e qendrimet e seciles pale ne dinjitet e integritet, nen flamurin e Partise Demokratike.
Une mendoj se paqes dhe bashkimit ne PD i duhet dhene nje shans,dhe dores se shtrire i duhet pergjigjur me dore te shtrire"-shkruan Çollaku.
/Dore e shtrire per paqe e bashkim/?! O,Collak,pse nuk vendose me pare me ke do te shkoje,por prite nga do te frynte era?! Pastaj,pse te jete Basha fraksion i Rithemelimit,kur ne fakt fraksion ishte Berisha?! Gjithe bota e shqiptaret jane kunder Berishes dhe ai po ju terheq si i mbyturi qe kapet pas jush e do t'ju mbyse te gjitheve juve qe i vajtet pas.
PërgjigjuCFARE NUK BEHET PER KARRIGE....
Përgjigju