Lara Colturi shkruan historinë e skive shqiptare, për herë të parë në podiumin e një gare Botërori: Jam shumë e lumtur!

23 Nëntor, 15:02| Përditesimi: 23 Nëntor, 17:43

  • Share

Pritshmëritë ishin të larta, por askush nuk e kishte menduar që Lara Colturi këtë të shtunë do shkruante historinë në Botërorin e skive. 18-vjeçarja e cila përfaqëson Shqipërinë, u rendit e dyta në Slalomin e Austrisë, menjëherë pas super kampiones Mikaela Shiffrin. Kjo është hera e parë që një sportiste e cila përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive ngjitet në podiumin e një botërori.

“Në muajt e fundit jam ndjerë shumë mirë, sidomos në stërvitje. Më në fund ia arrita të bëj atë që shpesh ushtroj në stërvitje. Jam shumë e lumtur pavarësisht se në garën e kaluar një gabim i vogël më kushtoi shumë. Do ti thoja të gjithë shqiptarëve që sot janë ndjerë krenarë që të bëni atë që ju më shumë doni,”-u shpreh skiatorja Lara Colturi.

Rezultati më i mirë i Larës deri më tani ishte vendi i 9, ndërsa kjo në Austri ishte gara e tretë sezonale e Colturit. Javën e ardhshme skiatorja e cila përfaqëson Shqipërinë do garojë në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skiatoren Colturi e uroi kryeministri Edi Rama si edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti një super lajm.

“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Rama.

"Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish", shkruan Veliaj. 

 

Renditja Lara Colturi e dyta

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Lara Colturi

Ora 17:40
Lara Colturi në podium gjatë Botërorit të Skive, Rama: Historike, ndodh për herë të parë


Italo-shqiptarja Lara Colturi u rendit në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive.

Lidhur me këtë sukses ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili në një postim në rrjetet sociale shprehet se ky është një rezultat historik.

“Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur e 2-ta në këtë garë të rëndësishme sportive, dhe duke e ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Rama.

 
Ora 17:00
Colturi në vendin e dytë në garën e Kupës së Botës, Veliaj: Krenar, që për herë të parë flamuri shqiptar do të ngrihet në podium

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi bëri paraqitje mbresëlënëse në Garën e Kupës së Botës në Austri, teksa u rendit në vendin e dytë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shprehet krenar për arritjen e Colturit.

Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. ⛷️

Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish!

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 23/11/2024 18:51

    Lajm shume i bukur. Disa vite qe skiatorja italiane Lara Colturi garon per Shqiperine,dhe ja erdhi momenti historik. Suksese te metejshme Lara.

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/11/2024 18:29

    Urime moj cupe dhe suksese Po nuk kuptoj ky erjon velia ska pune tjeter ne bashki por do vej dhe ku behen garat e skive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?