Receta

Çomlek me mish nga zonja Albana

9 Prill, 11:36| Përditesimi: 9 Prill, 11:37

  • Share

Çomlek me mish

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi ose lepuri
  • 1 kg qepë të vogla
  • 2 lugë salcë domate
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 kokë hudhër
  • 5 lugë supe vaj ulliri
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 100 ml verë e kuqe ose 3-4 lugë uthull
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 3 gjethe dafine
  • Domate të thata
  • Kaperi (opsionale)
  • Rigon, piper sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim thelat e mishit (lepuri ose viçi) dhe i kaurdisim në vaj e gjalpë, duke shtuar edhe kripën. Pasi mishi ka marrë ngjyrë, shtojmë pak qepë të grirë imët dhe e trazojmë sa të tretet. Hedhim salcën e domates, domatet e thata, pak sheqer dhe vijojmë me kaurdisjen së bashku me mishin. Shtojmë qepët e vogla të paprera dhe pa i përzierë, shtojmë verën ose uthullën, rigonin, piperin e zi, gjethet e dafinës dhe thelpinjtë e hudhrave. Hedhim ujë në masë të përbërësve, vendosim kapakun dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa të mbetet me dy gisht lëng.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?