Moment nga ndeshja Olimpija Ljubljana 0-0 Egnatia

Sport

Egnatia heroike me dhjetë lojtarë, barazon 0-0 në Ljubljanë kundër Olimpijas! Kualifikimi vendoset në Rrogozhinë

7 Gusht, 22:07| Përditesimi: 7 Gusht, 23:08

  • Share

SLLOVENI - Egnatia barazoi 0-0 kundër Olimpija Ljubljana në udhëtim, për aktin e parë të turit të tretë të Conference League. Kampionët e Shqipërisë treguan nivel në fushën e lojës, paçka se patën dy penallti kundër, një të anuluar pas ndërhyrjes së VAR. Tanët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Fangaj (minuta 90).

Pjesa e parë pa Egnatian ta niste ndeshjen me më shumë dëshirë, duke dominuar në minutat e para. Rrogozhinasit mbrojtën mirë dhe pjesa e parë u mbyll pa ndonjë rast të rrezikshëm.

Në fraksionin e dytë, konkretisht në minutën e 68-të kryesori skocez Beaton akordoi 11 metërsh për sllovenët, pas ndërhyrjes së gabuar të Eljon Sotës. Nga pika e bardhë Tamm dështoi ta çonte sferën në rrjetë duke goditur jashtë.

Fundi i sfidës e pa Egnatian me një lojtar më pak dhe sërish me një penallti kundër, një vendim që u kthye pas ndërhyrjes së VAR. Kështu, Egnatia siguroi një rezultat pozitiv 0-0 kundër kampionëve të Sllovenisë në Ljubljanë dhe kalimi në turin tjetër do vendoset të enjten (14 gusht) që vjen në stadiumin e Rrogozhinës.

A.Q/S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?