Conference League zhvilloi katër ndeshjet e para për fazën e 1/8. Sukses për Lille dhe Molde, ndërsa Olympiacos u befasua në shtëpi. Ajax dhe Aston Villa barazuan 0-0, teksa në këtë duel kryesor ishte shqiptari Enea Jorgji që akordoi dy kartona të kuq.
Në Graz të Austrisë, Sturm u mund 0-3 nga Lille. Francezët shënuan dopietë me David, teksa Edon Zhegrova u kujdes të linte gjurmë në minutën e 71. Me një gjuajtje-kros, sulmuesi anësor i Kosovës ia ndali sferën në rrjetë portierit Jaros për golin më të bukur të javës. Me tre gola "në xhep" Lille pret javën që vjen Sturmin.
Në "Cruiff Arena" në Amsterdam, Ajax dhe Aston Villa barazuan 0-0 në të ashtëquajturën "finale e parakohshme" e këtij turneu. Megjithë rastet nga dy skuadrat, 50 mijë tifozët nuk mundën të shijonin gol dhe kalimi për në çerekfinale mbetet i hapur për në Birmingham javën që vjen. Arbitra në këtë duel ishin një katërshe shqiptare me kryesor Enea Jorgjin. Elbasanasi akordoi dy kartona të kuq. Fillimisht Konsa i miqve në të 83 minutë doli parakohe nga loja, ndërsa vetëm tre minuta më vonë numrat u ekulibruan pasi "bilbili" shqiptar nxorri të kuqin për Gooijer.
Enea Jorgji akordon 2 kartona të kuq
Rezultate e fazës së 1/8 dhe ndeshjet e orës 21:00:
Në Graz të Austrisë, Sturm u mund 0-3 nga Lille për ndeshjen e parë në fazën e 1/8 të Conference League. Francezët shënuan dopietë me David, teksa Edon Zhegrova u kujdes të linte gjurmë në minutën e 71. Me një gjuajtje-kros, sulmuesi anësor i Kosovës ia ndali sferën në rrjetë portierit Jaros për golin më të bukur të javës. Me tre gola "në xhep" Lille pret javën që vjen Sturmin.