Conference League

Conference League/ Ajaxi përballje të fortë me Aston Villan, Dinamo Zagreb - PAOK! Olympiacos gjen Macabin në fazën e 1/8

23 Shkurt, 13:22| Përditesimi: 23 Shkurt, 13:25

  • Share

Conferenca League ka mësuar çiftet për fazën e 1/8. Mesditën e së premtes në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për të mësuar edhe tetë përballjet e fazës me eliminim direkt.

Pas hedhjes së shortit kemi përballje interesante. Ajax luan me Aston Villan, ndërkohë që Dinamo e Zagrebit përballet me PAOK-un. Olympiacos luan me Macabi Tel Aviv, ndërkohë që Lille përballet me Sturm Graz.

Formati është i zakonshmi; ndeshje vajtje-ardhje, pa rregullin e golave ​​në fushë kundërshtare. Në rast barazimi pas 180 minutash, do të zhvillohet koha shtesë. Nëse nuk mjaftojnë, do të gjuhen penalltitë.

Ndër rregullat e vendosur nga UEFA për këtë fazë është edhe se skuadrat nga një Federatë nuk mund të përballen mes tyre. Gjithashtu fituesit e grupeve i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi.

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit një javë më vonë, më 14 mars. Finalja e këtij sezoni në Conference League do luhet në Athinë, kryeqytetin e Greqisë më 29 maj në stadiumin "Shën Sofia".

Rezultatet dhe çiftet pas shortit:

Servette FC - Viktoria Plzen

Ajax - Aston Villa

Molde FK - Club Brugge

Union Saint Gilloise - Fenerbahce

Dinamo Zagreb - PAOK

Sturm Graz - LOSC Lille

Macabi Haifa - Fiorentina

Olympiacos - Macabi Tel Aviv

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?