Juxhin Xhaja

Sport

Conference League/ Arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në ndeshjen Austria Wien - Baník Ostrava

12 Gusht, 11:26| Përditesimi: 12 Gusht, 11:30

  • Share

Arbitrat shqiptarë vazhdojnë angazhimin në arenën europiane, teksa këtë të enjte do të vendosin drejtësi në ndeshjen Austria Wien - Baník Ostrava, e vlefshme për turin e tretë të Conference League.

Juxhin Xhaja do jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Arber Zalla dhe Emigers Gançi do jenë asistentët e tij. Emanuela Rusta është vendosur si arbitre e katërt. Sistemi VAR do të drejtohet nga Kreshnik Barjamaj, i ndihmuar nga Olsion Yzeiraj në rolin e AVAR-it.

Sfida do të luhet në Vienë, në stadiumin “Franz-Horr-Stadion”, duke nisur nga ora 21:00. Ndeshja është mjaft e rëndësishme, pasi do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në fazën play-off të Conference League. Takimi i parë ka përfunduar me fitoren e Baník Ostrava 4-3.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?