Moment nga ndeshja

Conference League/ Ballkani ‘bie’ 0-1 në ndeshjen e parë, u luajt në ‘Fadil Vokrri’

9 Gusht, 12:20| Përditesimi: 9 Gusht, 12:22

  • Share

PRISHTINE - FC Ballkani u mund 0-1 nga irlandezo-veriorët e Larne të enjten, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League. Një gol i shënuar nga Doneli në minutën e 89-të të takimit, ka vendosur fatin e sfidës së luajtur në “Fadil Vokrri”.

Pas vetëm tetë minutash, kampioni në fuqi i Superligës së Kosovës rrezikoi me anë të Ismajlgecit, por që goditja e tij nga gjuajtja e lirë ishte e pasaktë. Hamidi rrezikoi në minutën e 15-të, por portieri i Larnes ishte shumë i vëmendshëm.

Edhe 45 minutat e dytë filluan fuqishëm nga Ballkani, por që pësuan golin e disfatës. Karrica dhe Kryeziu tentuan të shënonin në portën e Ferguson, por që portieri i Larnes mund të thuhet se ishte heroi i skuadrës së tij.

Gjithsesi kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën tjetër në Irlandën e Veriut.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?