Festa e Vikingur Reykjavik

Sport

Conference League/ Betis siguron kualifikimin, humbet Panathinaikos! Surprizon Heidenheim

14 Shkurt, 09:12| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:17

  • Share

Conference League zhvilloi të enjte (13 shkurt) tetë ndeshjet e para të fazës play-off.

Në Belgjikë, Genti u mposht 0-3 nga miqtë e Betis. Spanjollët kanë hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në 16 skuadrat më të mira dhe pritet që ndeshja e kthimit mos ketë shumë histori, megjithëse futbolli është i paparashikueshëm. Antony, Bakambu dhe Altimira ishin autorët e golave.

Në Danimarkë vendasit e Copenhagen u mposhtën 1-2 nga Heidenheim. Gjermanët përmbysën ndeshjen në pjesën e dytë me Keller dhe Siersleben, pasi më herët Larsson kishte gjetur epërsinë për vendasit.

Në Helsinki (fushë neutrale), islandezët e Vikingur Reykjavik bënë surprizën duke mposhtur 2-1 Panathinaikos. Atlason dhe Vilhjalmsson shënuan për vendasit, teksa ishte Ioannidis që shënoi një gol shprese për skuadrën greke. Te miqtë debutoi në Kupat e Evropës Elton Fikaj.

Sukses edhe për Shamrock Rovers, Jagiellonia dhe Borac.

Conference League, faza play off - Ndeshjet e para:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?