Bledi Shkëmbi

Conference League/ Bledi Shkëmbi në provën e parë te Tirana: 'Luftë' për çdo top, e kemi analizuar kundërshtarin

11 Korrik, 12:06| Përditesimi: 11 Korrik, 12:07

  • Share

GJEORGJI - Këtë të enjte në orën 19:00 Tirana luan kundër Torpedo Kutaisi në Gjeorgji, për turin e parë kualifikues të Conference League. Dueli është komentuar nga trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi. I ulur vetëm pak javë më parë në stolin e Tiranës, Shkëmbi do debutojë në Evropë në një ndeshje delikate, teksa para sfidës tha se e kanë studiuar kundërshtarin.

"E kemi studiuar kundërshtarin, ashtu siç mund të ketë bërë edhe kundërshtari me ne. Është një skuadër e mirë, që ka bërë dhe afrime cilësore. Edhe ne kemi ndryshuar shumë lojtarë, por jemi me besimin se kemi bërë diçka të mirë. Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por në futboll gjithmonë ka shpresë dhe ne do të bëjmë maksimumin. Duhet të luftojmë në çdo top, në çdo duel", tha ai.

Bledi Shkëmbi foli edhe për incidentin që ndodhi me Qëndrim Ismajlin. Dokumentacioni i siguruar nga Tirana nuk ishte i mjaftueshëm për shqiptarin e Kosovës pasi shteti gjeorgjian nuk njeh Kosovën dhe për rrjedhojë as pasaportat e vendit fqinj dhe për Shkëmbin do të jetë një mungesë e madhe.

“Më vjen keq për Ismajlin për atë që ndodhi. Përveç pjesës sportive, është diçka e rëndë që një futbollistë të vuajë pjesën politike. Është e rëndë që një futbollist të kthehet në shtëpi, të mos lejohet, duke marrë në konsideratë faktin që i gjithë dokumentacioni ishte në rregull. Shpresoj të mos ketë qënë diçka e qëllimshme. Përsa i përket futbollit, mund të them se është diçka që na ka prishur punë. Ismajli është afruar vonë në skuadër, por ka bërë mirë, do të ishte një lojtar plus”, tregoi Shkëmbi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?