Liga e Konferencës zhvilloi të enjte raundin e parë me skemën e re. Chelsea, një nga kandidatët për të fituar trofeun në fund, ia doli të merrte tri pikë duke mundur 4-2 Gentin. Në ‘Stamford Brigde’ shënuan Veiga, Neto, Nkunku dhe Deusbury.
Në Itali, Fiorentina mposhti 2-0 TNS me gola të Adli dhe Kean. Tri pikë edhe për Astana, ndërkohë që Panathinaikos u ndal në barazimin 1-1 ndaj Borac Banja në Bosnjë.
Në Gjermani, Heidenheim fitoi 2-1 me Olimpja Ljubjanan e Sllovenisë. Në këtë sfidë ishin gjashtë arbitra nga Shqipëria, me kryesor Enea Jorgjin.
Rezultatet e plota:
Renditja: