Conference League zhvilloi katër ndeshjet e para çerekfinale. Të enjten e 10 prillit te suksesi dolën Chelsea, Betis, Fiorentina dhe SK Rapid. Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 17 prill dhe aty do mësohen katër skuadrat që do shkojnë në fazën gjysmëfinale.
Në Varshavë vendasit e Legias nuk ia dolën të përballonin 'stuhinë' me emrin Chelsea dhe u mposhtën 0-3. Blutë e Londrës me këtë sukses hedhin një hap shumë të rëndësishëm për më tej, ndërsa kuotohen si fituesit e trofeut. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa "krismat" u dëgjuan në fraksionin e dytë. George në minutën e 49-të, Madueke në të 57 dhe 74 ishin autorët e golave.
Në Slloveni, Celje u mposht 1-2 nga Fiorentina. Italianët shënuan me Ranierin në minutën e 27-të dhe Mandragorën me penallti. Te Celje shkurtoi shifrat Chaubet. Dueli mes tyre mbetet i hapur për javën që vjen në Firenze.
Conference League, faza çerekfinale - Ndeshjet e para
E enjte, 10 prill 2025
Legia 0-3 Chelsea
Betis 2-0 Jagiellonia (Bakambu 24', 45+2')
Celje 1-2 Fiorentina
Djurgarden 0-1 SK Rapid (Finndell 62')
*Ndeshjet e kthimit zhvillohen më 17 prill
Komente
