Festa e Chelsea

Sport

Conference League/ Chelsea ‘shkërmoq’ 1-4 Djurgarden dhe ‘prek’ finalen, Betis mposht 2-1 Fiorentinën

2 Maj, 09:13| Përditesimi: 2 Maj, 09:16

  • Share

Të enjten më 1 maj u zhvilluan dy ndeshjet e planifikuara për aktin e parë gjysmëfinal të Conference League. Chelsea fitoi 1-4 në Suedi dhe hodhi një hap të sigurt për në finalen e madhe. Ndërkohë që Betis mposhti 2-1 Fiorentinën.

Në "3Arena" të Stockholmit, vendasit e Djurgarden nuk i bënë ballë Chelseas dhe u mposhtën 1-4. Blutë e Londrës kanë edhe aktin e dytë gjysmëfinal të Conference League pas një jave, por duket se kanë hedhur një hap të sigurt për në finale. Skuadra e Marescas shënoi dy herë në pjesën e parë me Sancho dhe Madueke, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Jackson që realizoi dopietë. Në minutën e 68-të vendasit e Djurgarden vetëm sa shkurtuan me Mulugeta, gol që duket se do shërbejë sa për statistikë.

Në "Benito Villamarin" të Sevillas, vendasit e Betis fituan 2-1 kundër Fiorentinës dhe kalimi për në finale është lënë i hapur për më 8 maj në Firenze. Sfida u zhbllokua nga Betis pas gjashtë minutave lojë me golin e Ezzalzouli, ndërsa Antony dyfishoi në pjesën e dytë. Goli i Ranierit në minutën e 73 ishte me shumë vlerë për Fiorentinën që kërkon përmbysjen në shtëpi.

Conference League, akti i parë gjysmëfinal:

E enjte, 01 maj 2025

Betis 2-1 Fiorentina

Djurgarden 1-4 Chelsea

*Ndeshjet e kthimit luhen më 8 maj

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?