Jagiellonia 3-0 Dinamo

Sport

Conference League/ Dinamo dorëzohet pa kushte, Jagiellonia e mposht 3-0 në Poloni

21 Gusht, 22:12| Përditesimi: 21 Gusht, 22:18

  • Share

Bialystok, Poloni - Jagiellonia fitoi 3-0 në shtëpi kundër Dinamos së Ilir Dajës. Polakët nuk e patën të vështirë dhe tanët u dorëzuan duke pësuar gol që pas 43 sekondave, por për fat gjithçka u anulua për pozicion të parregullt.

Akti i parë i fazës play-off të Conference League do zhbllokohej pas 12 minutash. Një goditje e polakëve nga jashtë zone nuk u grushtua si duhet nga Teqja dhe me sferën e mbetur pa zot, Imaz nuk e pati të vështirë të përshëndeste rrjetën.

Dinamo tentoi me Dejvi Bregun, por goditja e tij në kundërsulm ishte qëndrore. Jagiellonia shënoi edhe golin e dytë në minutën e 34 me Pululu, duke 'vrarë' shpresat e ‘Nëndetëses’. Në pjesën e dytë ishte sërish ekipi polak që shënoi golin e tretë me Wojtuszek, duke ‘vulosur’ suksesin.

Sfida e kthimit do luhet pas një jave në ‘Air Albania’ të Tiranës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?