Egnatia dhe Partizani do të luajnë në datën 1 gusht ndeshjet e kthimit të vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League, aty ku do të vendoset gjithçka përsa i përket kualifikimit në raundin e tretë të këtij kompeticioni.
Mësohet se Egnatia ndeshjen ndaj islandezëve të Vikingur Reykjavik do ta luajë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”. UEFA ka vendosur që sfida të zhvillohet në orën 20:00.
Ndërsa Partizani ndeshjen ndaj Iberia 1999 do ta luajë në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00. Ndërkohë, sot Partizani luan kundër Iberia në orën 18:00 në Gjeorgji për ndeshjen e parë, teksa në udhëtim luan edhe Egnatia, po sot në orën 20:45 kundër Vikingur Reykjavik.