Conference League

Conference League/ Ernest Muçi 87 minuta në fushë, Ballkani eliminohet në Kroaci! Kalojnë turin Aston Villa, Fiorentina dhe PAOK

14 Dhjetor 2023, 23:00| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 23:06

  • Share

Conference League zhvilloi këtë të enjte ndeshjet e fundit për grupet. Tanimë skuadrat kanë mësuar se cilat do jenë pjesë e fazës së 1/8 dhe ato që do ndeshen në play-off e 1/16 me vendet e treta të klubeve të renditura në këtë pozicion në Europa League.

Verdiktet në fushë tregojnë se më tej për në fazën e 1/8 kalojnë Lille, Macabi Tel Aviv, Plzen, Brugge, Aston Villa, Fiorentina, PAOK dhe Ludogorets. Në play-off e 1/16 do luajnë Slovan Bratislava, Gent, Dinamo Zagreb, Bodo/Glimt, Legia e Varshavës, Ferencvaros, Frankfurt dhe Fenerbahce.

Shorti për të zbuluar kundërshtarët dhe ndeshjet direkte në Conference League do hidhet në Nyon të Zvicrës të hënën më 18 dhjetor në orën 14:00.

Në stadiumin "Uojska Polskiego" në Varshavë, Legia fitoi 2-0 ndaj AZ Alkmaar dhe merr vendin e dytë në grupin E. Në fushë për vendasit për 87 minuta ishte edhe Ernest Muçi, me sulmuesin e Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë dhe humbi një rast të pastër për shënim. Golat për polakët u shënuan nga Ribeiro në pjesën e parë dhe Kramer në të dytën. Nga ky grup Aston Villa kalon në 1/8 dhe Legia në play-off e 1/16.

Ballkani nuk ia del dhe e mbyll me humbje aventurën evropiane. Në Zagreb, Dinamo fitoi 3-0 kundër kampionëve të Kosovës për grupin C të Conference League. Skuadra nga Theranda e nisi mirë dhe ia doli të mbante portën të paprekur për 69 minuta, atëherë kur portieri Enea Koliçi bëri një gafë dhe vendasit kaluan në epërsi. Më pas Petkovic do shënonte të dytin në të 72 minutë, sërish pas një pasigurie të portierit shqiptar. Në të 77 minutë Petkovic nuk do gabonte nga pika e bardhë për rezultatin 3-0. Në grupin C, Viktoria Plzen kualifikohet në 1/8 e finaleve, teksa Dinamo Zagreb merr vendin e dytë dhe luan në 1/16 e play-off. Astana dhe Ballkani e mbyllin aventurën në CL me vetëm katër pikë. Kështu, trajneri Ilir Daja nuk ia del të shkojë më tej me Ballkanin e tij.

Conference League, rezultatet e raundit të fundit në grupe:

Grupi A - 21:00

Lille 3-0 Klaksvik

Slovan Bratislava 1-2 Olimpija Ljubjana

Grupi B - 21:00

Macabi Tel Aviv 3-1 Gent

Zorya 4-0 Breidablik

Grupi C - 21:00

Dinamo Zagreb 3-0 Ballkani

Viktoria Plzen 3-0 Astana

Grupi D - 21:00

Brugge 3-1 Bodo/Glimt

Lugano 0-2 Besiktas

Grupi E - 18:45

Legia e Varshavës 2-0 AZ Alkmaar

Zrinjski Mostar 1-1 Aston Villa

Grupi F - 18:45

Ferencvaros 1-1 Fiorentina

Gent 2-0 Cukaricki

Grupi G - 18:45

Aberdeen 2-0 Eintracht Frankfurt

PAOK 4-2 HJK Helsinki

Grupi H - 18:45

Fenerbahce 4-0 Spartak Trnava

Ludogorets 1-0 Nordsjaelland

Renditja:

Shënim: Skuadrat e renditura në vendin e parë të CL luajnë në 1/8 e këtij eventi, teksa ato që renditen në vendin e dytë do luajnë në play-off e 16 me skuadrat e renditura të tretat në Europa League, për të marrë një biletë për vijimin e turneut.

Ora 22:55
VIDEO/ Tre gola për tetë minuta, Dinamo mund Ballkanin mes Zagrebit! Portieri 'tradhton' Ilir Dajën


Ballkani nuk ia del dhe e mbyll me humbje aventurën evropiane. Në Zagreb, Dinamo fitoi 3-0 kundër kampionëve të Kosovës për grupin C të Conference League. Skuadra nga Theranda e nisi mirë dhe ia doli të mbante portën të paprekur për 69 minuta, atëherë kur portieri Enea Koliçi bëri një gafë dhe vendasit kaluan në epërsi. Më pas Petkovic do shënonte të dytin në të 72 minutë, sërish pas një pasigurie të portierit shqiptar. Në të 77 minutë Petkovic nuk do gabonte nga pika e bardhë për rezultatin 3-0. Në grupin C, Viktoria Plzen kualifikohet në 1/8 e finaleve, teksa Dinamo Zagreb merr vendin e dytë dhe luan në 1/16 e play-off. Astana dhe Ballkani e mbyllin aventurën në CL me vetëm katër pikë. Kështu, trajneri Ilir Daja nuk ia del të shkojë më tej me Ballkanin e tij.

 

 

Ora 21:34
VIDEO/ Porta e boshatisur, Ernest Muçi s'i beson syve për rastin e humbur

Në stadiumin "Uojska Polskiego" në Varshavë, Legia fitoi 2-0 ndaj AZ Alkmaar dhe merr vendin e dytë në grupin E.

Në fushë për vendasit për 87 minuta ishte edhe Ernest Muçi, me sulmuesin e Kombëtares që bëri një paraqitje të mirë dhe humbi një rast të pastër për shënim. Në minutën e 60-të, 22-vjeçari nuk zhfrytëzoi një mundësi ideale me portën e boshatisur, duke qenë më parë se topi.

Golat për polakët u shënuan nga Ribeiro në pjesën e parë dhe Kramer në të dytën. Nga ky grup Aston Villa kalon në 1/8 dhe Legia në play-off e 1/16.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?