Sport

Conference League/ Kundërshtarët në fazën e tretë, Laçin e pret 'ferri'! Partizani dhe Vllaznia pa fat

26 Korrik 2021, 12:00| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 12:27

  • Share

Të enjten katër skuadrat e Superligës shqiptare që marrin pjesë në Konference League do të luajnë ndeshjet e kthimit për turin e dytë kualifikues, por përveç Laçit tre të tjerat do ta kenë shumë të vështirë për të kaluar më tej.

Partizanit i duhet të bëjë të pamundurën kundër Bazelit, për të përmbysur një humbje 3-0 që në teori duket e pamundur, por në rast se ia del në turin e tretë kualifikues do të përballet me fituesin e çiftit Ujpest-Vaduz. Në sfidën e parë hungarezët ia dolën 2-1 në shtëpinë e tyre.

Të vështirë do ta ketë edhe Vllaznia, pasi shkodranët humbën 1-0 ndeshjen e parë kundër Ael-it në Qipro, por gjithsesi sfida e kthimit mund të rezervojë surpriza. Nëse të besuarit e Brdaric ia dalin atëherë në fazën tjetër i prêt fituesi i çiftit Karabag-Ashhod. Në horizont një tjetër kundërshtar tejet problematik për kuqeblutë.

Ndërkohë Teuta, kampionia e Shqipërisë që deri më tani ka bërë figurën më të keqe nga skuadat e Superligës, do të duhet të përmbysë humbjen 2-1 të pësuar në Durrës kundër Inter Escalandes. Në rast se ia dalin kundër skuadrës nga Andora atëherë durrsakët do kenë një rival shumë të vështirë në fazën e tretë të Conference League. Bëhet fjalë për Shamrock Rovers të Irlandës.

Më e favorizuar për të kaluar më tej është Laçi, që ndeshjen e parë kundër rumunëve të Craiova-s e fitoi 1-0. Kurbinasit këtë javë i presin 90 minuta ferri në transfertë, por nëse sigurojnë kualifikimin në fazën e tretë shorti i ka vendosur përballë Anderlektit të Belgjikës, një rivalë i papërballueshëm në teori.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?