Chelsea 1-2 Legia në Londër

Sport

Conference League/ Legia bën 'me zemër' Chelsean, Fiorentina kalon me barazim! Surprizon Djurgarden, çiftet gjysmëfinaliste

18 Prill, 10:02| Përditesimi: 18 Prill, 10:05

  • Share

Të enjten e 17 prillit u zhvilluan katër ndeshjet e kthimit çerekfinale. Një biletë për më tej siguruan Chelsea, Betis, Fiorentina dhe Djurgarden. Chelsea humbi 1-2 nga Legia, Fiorentina dhe Betis barazuan, ndërsa Djurgarden e siguroi kualifikimin pas shtesës.

Në "Stamford Bridge", Chelsea humbi 1-2 nga Legia e Varshavës, por më tej kalon Chelsea me rezultatin e përgjithshëm 4-2 pas dy takimeve. Pehkart kaloi polakët në epërsi, ndërsa Cucurella barazoi në pjesën e parë. Kapuadi i dha fitoren Legias me golin në pjesën e dytë, por që nuk shërbeu për kualifikimin.

Në Firenze vendasit e Fiorentinës barazuan 2-2 me Celje. Janë italianët që me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pas dy përballjeve kalojnë më tej. Mandragora dhe Kean shënuan për 'Violat', teksa Matko e Nemanic për miqtë.

Gjysmëfinalet luhen më 1 dhe 8 maj.

Conference League, faza çerekfinale - Ndeshjet e kthimit:

E enjte, 17 prill 2025 - 21:00

Fiorentina 2-2 Celje

Jagiellonia 1-1 Betis

Chelsea 1-2 Legia

SK Rapid 1-4 Djurgarden

Faza gjysmëfinale:

Betis - Fiorentina

Chelsea - Djurgarden

*Ndeshjet luhen më 1 dhe 8 maj 2025

Rruga drejt finales që luhet në Wroclaw (Poloni) më 28 maj

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?