Sport

Conference League, mbërrijnë tifozët e parë 90 minuta para ndeshjes Dinamo-Hajduk Split, të paktën 1500 kroatë! (VIDEO)

14 Gusht, 19:11| Përditesimi: 14 Gusht, 19:44

  • Share


Teksa pritet të zhvillohet takimi, rreth 1 orë e 30 minuta para ndeshjes së Conference League, Dinamo-Hajduk Split, kanë mbërritur tifozët e parë në ‘Air Albania’.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv dallohet se më të shumtë janë ata kroatë.

Të paktën 1500 tifozë të Hajduk Split u panë duke shkuar drejt stadiumit ‘Air Albania’, për t’u bërë gati për ndeshjen kundër Dinamos.

Burime bëjnë me dije se do jene rreth 5 mijë tifozë në stadium, për turin e tretë të Conference League.

Një numër i madh autobusësh janë nisur nga Spliti, me tifozë për të mbështetur skuadrën e tyre, teksa në takimin e javës së kaluar në stadiumin kroat ishin rreth 35 mijë tifozë, në atë ndeshje ku Dinamo u mund me një përmbysje dramatike (2-1) dhe tani do i duhet të bëjë ‘epiken’ për të mposhtur miqtë.


Lajmi kryesor:

Conference League/ Dinamo kërkon surprizën kundër Hajdukut në Tiranë, Egnatias i duhet një gol për ëndrrën e madhe


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?