Sport

Conference League/ Migen Memelli debuton te Vllaznia, shumë emra të rinj në formacionin shkodran

13 Korrik 2023, 15:29| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 15:54

  • Share

Vllaznia luan në Belfast kundër Linfield këtë të enjte në 20:45, me sfidën që vlen për turin e I kualifikues në Conference League. Trajneri Migen Memelli do debutojë në stolin shkodran dhe në Evropë, me korçarin që pritet të luajë me skemën 4-3-3 në një ndeshje të rëndësishme.

Kundër irlandezo-veriorëve, Vllaznia do ketë mbështetjen e 300 tifozëve, teksa shumë emra të rinj do jenë në fushë, kjo për shkak të ndryshimeve në merkato.

Porta i takon Qarrit, teksa në mbrojtje ka mbijetuar vetëm Juric. Mesi i fushës dhe sulmi nuk ndryshojnë, ndërsa skema nga 4-3-3 mund të kthehet edhe në 3-5-2, me Malën dhe Hakaj që marrin krahët.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-3-3): Qarri; Stjoanoviç, Juriç, Cheshmedijev, Dragoshi (Smajli); Boshnjaku, Alivoda, Hakaj; Mala, Çoba, Balaj Trajner: Migen Memelli

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?