Conference League në Tiranë, Ministri i Brendshëm: Finalja shkoi më së miri, policia tregoi një profesionalizëm të jashtëzakonshëm

26 Maj 2022, 09:54| Përditesimi: 26 Maj 2022, 09:57

  • Share

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka konsideruar këtë finale si një ushtrim kuptimplotë i Policisë së Shtetit, të cilët thekson se ia dolën më së miri që të garantonin mbarëvajtjen e ndeshjes. Për Çuçin, kjo finale tregoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

"Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre. Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve", tha Çuçi.


Lajmi kryesor:

Tirana 'zgjohet' nga ëndrra! Rama: Lamë përshtypje fantastike! Veliaj: Kryeqyteti sot 'xixë'! Nano: Po mendohet shpërblim për policët! UEFA: Çfarë nate në Tiranë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?