Festa e Trigueros te Villarreal

Sport

Conference League/ Nice dhe West Ham fitojnë në transfertë, Villarreal ndalet në Belgjikë! Fiorentina merr tri pikë, Enea Jorgji 'skuq' turqit

9 Mars 2023, 23:02
  • Share

Conference League është në fazën e 1/8. Këtë të enjte janë zhvilluar ndeshjet e para të këtij kompeticioni, teksa ka pasur rezultate surprizë. Në Qipro, AEK Larnaca humbi 0-2 me West Ham. Për anglezët shënoi Antonio dopietë në minutat 36 dhe 45+2.

Në Belgjikë, Anderlecht barazoi 1-1 me Villarreal. Trigueros në minutën e 28-të shënoi për spanjollët, para se Dreyer në të 57 minutë të barazonte ndeshjen duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit një javë më vonë.

Në Moldavi, Sheriff Tiraspol humbi në shtëpi 0-1 me Nice. Francezët shënuan me Amraoui në minutën e 45+3, duke marrë një avantazh të konsiderueshëm në transfertë.

Në ndeshjet e orës 21:00, Fiorentina fitoi 1-0 me Sivasspor me gol të Barak. Në Firenze gjykoi Enea Jorgji, që la turqit me një lojtar më pak duke nxjerrë Gradel me të kuq në të 90+4 minutë. Basel dhe Slovan barazuan 2-2, ndërsa Lech Poznan fitoi me Djurgarden.

Rezultatet:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?