Tifozët e Levskit në Shkup

Conference League/ Një i plagosur me thikë dhe 21 të arrestuar, tifozët shqiptarë përleshen me bullgarët në Shkup

28 Korrik 2023, 10:32| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 10:33

  • Share

Levski Sofia fitoi 0-2 kundër Shkupit në Maqedoninë e Veriut, me ndeshje që vlente për turin e II eliminator të Conference League. Skuadra e shqiptarëve në vendin fqinj nuk ka mundur të mbajë barazimin, paçka lojës së mirë.

Veç anës sportive, para, gjatë dhe pas ndeshjes ka pasur përleshje mes tifozëve. Për këtë, një nga tifozët miq ka përfunduar në spital me plagë nga një goditje thike dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia në Maqedoninë e Veriut bën me dije se janë arrestuar 21 tifozë për kaosin e shkaktuar, mes të cilëve dy shqiptarë nga Shkupi. Tetë persona janë arrestuar për sjellje të dhunshme gjatë ndeshjes, dy persona për sulm fizik ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa nëntë për sjellje agresive ndaj policëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?