Laçi bën mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Conference League. Kurbinasdit fituan me rezultatin 1 me 0 kundër skuadrës rumune të Craivoa. Por skuadrën e Lacit në raundin e tretë e pret një nga skuadrat më të mira europës anderlekhti.
Ndërsa partizani i ka dhënë fund aventurës në Conference League pasi Bazel e ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në turin e dytë.
Pas humbjes 3-0 në Zvicër të kuqtë janë mposhtur 0-2 në Elbasan Arena, në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan Arena. Në këtë mënyrë të kuqtë i japin fund sezonit në kupat e Europës ku u ndeshën shumë shpejt me një skuadër të veshtirësisë së madhe.
Aventura e Vllazninsë në Evropë përfundon këtu pasi është eleminuar nga Liga e Konferencës në turin e dytë. Në Loro Boriçi Vllaznia humbi 0-1, një javë më parë Ael fitoi në Qipro po me këtë rezultat. Qipriotët vërtetuan se janë një ekip eksperte në nivele të tilla, gjetën një gol të shpejtë në minutën e 20-të duke mbyllur praktikisht llogaritë me kuqeblutë.
Pas kualifikimit të Laçit në Conference League ka reguar presidenti Meta. Përmes një postimi në 'Facebook', Meta uron ekipin e Laçit për kualifikim teksa e konsideron një ekip fantastik.
"Super Laçi! Urime këtij ekipi fantastik dhe me karakter", shkruan Meta.
Laçi bën mrekullinë duke u kualifikuar në raundin tjetër të Conference League. Kurbinasdit fituan me rezultatin 1 me 0 kundër skuadrës rumune kundër Universitatea Craiova. Në ndeshjen e parë për turin e dytë Laçi fitoi me rezultatin 1-0 në Shqipëri. Në turin e tretë Laçi do përballet me gjigandët belg të Anderlecht.