Sot në 14:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Conference League. Në këtë kompeticion janë pjesëmarrëse tre skuadra shqiptare, me Partizanin (kampion i Shqipërisë), Ballkanin (kampion i Kosovës) dhe Strugën (kampion i Maqedonisë së Veriut) që kanë mësuar skuadrat kunndërshtare, nëse kalojnë turin e tretë.
Në rast të një kualifikimi në këtë tur, skuadrat do mbërrijnë në play-off, aty ku UEFA ka përcaktuar edhe çiftet. Në 10 gusht Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran (një javë më vonë ndeshja e kthimit), Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps. Nga ana tjeter Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.
Sipas rregullit të UEFA, në fazën play-off do luajnë skuadrat që fitojnë në turin e tretë të Conference League, me skuadrat humbëse të turit të tretë të Europa League. Në të tilla kushte Partizani nëse kalon Valmieran do duhet të përballet me humbësit e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari), Ballkani me humbësin e çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi), ndërsa Struga me humbësit e HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë).
Ndeshjet e para do luhen në 24 gusht, teksa të kthimit një javë më pas.
Te hetohete uefa dhe chapaslika te krijohete kapionay9 vullnetare dhr kapionati unikre dhe shorti
Përgjigju