Moment nga ndeshja

Conference League/ Përmbysje 'e çmendur', Partizani fiton 1-2 në Maltë dhe kalon në turin e dytë! Kundërshtari i radhës

18 Korrik, 21:16| Përditesimi: 18 Korrik, 21:21

  • Share

Partizani fitoi 1-2 në transfertën e Maltës kundër Marsaxlokk duke kaluar në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Në udhëtim, të besuarit e Orges Shehit përmbysën rivalët vendas, teksa ndeshja e parë në Elbasan ishte mbyllur 1-1. Tanimë në turin e dytë 'Demat' do kenë përballë një emër të njohur, gjeorgjianët e Saburtalo që ishin rivalët e tyre në Evropë dy sezone më parë.

Ndeshja/ Në Maltë pjesa e parë u mbyll 0-0, me kapitenin Murataj që doli nga fusha pas vetëm tetë minutave lojë për shkak të një dëmtimi. Në fraksionin e dytë ishin vendasit që shënuan me Yuri pas vetëm disa sekondave lojë, ndërsa në të 48 Tedi Cara vendosi ekuilibrat.

Kur u mendua se dueli po i drejtohej shtesave, i sapofuturi në fushë Albers Keko shënoi në shtesën e tretë duke bërë që festa të ishte e kuqe. Tanimë përballë do jetë Saburtalo, ekipi që ka ndërruar emër dhe tanimë quhet Iberia 1999.

Ndeshja e parë e turit të dytë kualifikues për në Conference League mes Partizanit dhe Iberia (Saburtalos) do luhet në 25 korrik në Gjeorgji, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë më 1 gusht në Shqipëri.
 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?