Fusha e stadiumit "Fadil Vokrri" në Prishtinë është në gjendje të rënduar dhe ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzen, e vlefshme për grupet e Conference League do zhvillohet në "Air Albania" të Tiranës.
Komisoni i Garave në UEFA s'e ka pranuar gjendjen e fushës në Prishtinë, me kampionët e Kosovës që duhet të luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës. Kësisoj, të enjte në orën 18:45 në datën 30 nëntor stadiumi "Air Albania" do mirëpresë Ballkani - Viktoria Plzen për grupin C të CL.
Në këtë grup pas katër ndeshjeve të luajtura Plzen është në krye me 12 pikë, ndjekur nga Astana dhe Ballkani me katër, e Dinamo Zagreb me tri pikë.
Për t'u evidentuar se finalja e parë e Conference League u zhvillua në "Air Albania" në 25 majin e 2022, me Romën që mundi 1-0 Feyenoord me golin e Zaniolos.