Conference League

Conference League/ Vllaznia dhe Partizani me fat, Tirana gjen Torpedon e Gjeorgjisë! Ndeshjet e para në udhëtim

18 Qershor, 16:20| Përditesimi: 18 Qershor, 16:27

  • Share

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës për sezonin 2024-25. Partizani, Vllaznia dhe Tirana kanë njohur rivalët, me bardheblutë që kanë qenë pafat. Ndërkohë që edhe Shkëndija ka njohur kundërshtarin. Duelet e para luhen më 11 korrik dhe ato të kthimit më 18 korrik 2024.

Vllaznia luan kundër Valurit të Islandës, teksa Partizani gjen maltezët e Marsaxlokk. Ndërkohë Tirana përballet me Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Të treja skuadrat e Superligës duelet e para i luajnë në udhëtim.

Ndërkohë Shkëndija luan me FC Noah të Armenisë dhe Malisheva me Buducnost Podgorica.

Ndeshjet e raundit të parë në Conference League:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?