Vllaznia dhe Egnatia kanë ‘kopjuar’ Dinamon duke fituar ndeshjet respektive në turin e dytë kualifikues në Conference League.
Në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, Vllaznia fitoi 2-1 me përmbysje kundër Vikingur Reykjavik dhe hedh një hap të rëndësishëm për kalimin në turin e tretë, me ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Islandë. Djemtë e Edi Martinit panë të pësonin pas dhjetë minutash lojë një gol nga Gunnarsson, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra. Të mbështetur nga tifozët, Vllaznia u përgjigj në fraksionin e dytë dhe përmbysi gjithçka. Fillimisht ishte Melos Bajrami që shënoi pas asistit të Malës, ndërsa në minutën e 75-të ishte Mala që e dërgoi vetë sferën në rrjetë për të nisur festën në stadium. Llogaritë e kualifikimit do vendosen pas një jave.
Në stadiumin e Mezokovesd në Hungari, Egnatia fitoi 0-2 në udhëtim kundër bjellorusëve të Dinamo Minsk. Kampionët e Shqipërisë u kundërpërgjigjën pas eliminimit të turpshëm nga Champions League. Në fushën neutrale, Egnatia iu fal golave të Lushkjas në minutën e 29-të dhe Bakayoko një minutë nga fundi i ndeshjes. Sukses i madh për djemtë e Edlir Tetovës që hedhin një hap drejt kalimit më tej, pasi presin rivalët në Rrogozhinë pas një jave.
Komente
