Conference League, zv.ministri i Brendshëm: Më 25 maj kemi bllokuar qarkullimin në Tiranë, do lejohen vetëm mjetet e urgjencës

20 Maj 2022, 15:40| Përditesimi: 20 Maj 2022, 16:06

  • Share

TIRANË- Në prag të finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feynord në Tiranë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj është shprehur se në pjesën më të madhe të rrugëve të kryeqytetit nuk do të lejohet kalimi i automjeteve. Hodaj thekson se në Tiarën do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të urgjencës e policisë së shtetit.

“Tirana atë ditë do jetë tërësisht e impenjuar për mbarëvajtjen e eventit kështu që shumë zona do jenë si në ditët pa makina, pa qarkullim. Jo të gjitha rrugët do jenë të bllokuara, por aksesi në pjesën më të madhe të Tiranës do lejohet vetëm për këmbësorët dhe mjetet e nevojës: Urgjencës,  Zjarrfikëses dhe Policisë së Shtetit”.

Duke qenë se 25 maji është shpallur ditë pushimi zyrtar, Hodaj kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për ndalimin e qarkullimit në mënyë që ta organizojnë sa më mirë këtë festë.

“Ju e keni parë që dhe qeveria ka shpallur një ditë pushimi në mënyrë që gjithë punonjësit dhe qytetarët e të qarkut të Tiranës të kenë mundësi ta shijojnë këtë festë. Kërkojmë mirëkuptimin dhe besoj e kemi mirëkuptimin e tyre për zhvillimin në mënyrë sa më të mirë të këtij eventi dhe feste të madhe që përgatitet për në Tiranë. Një kërkesë tjetër shkon edhe për biznesin, i cili me përjashtim të biznesit të shërbimeve që do jetë në ditët më të mëdha të punës gjatë gjithë vitit, kërkojmë mirëkuptimin që dhe punonjësit e tyre të kenë mundësi ta shijojnë këtë festë”.

Finalja e Conference League do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 Maj, në orën 21:00.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?