CONMEBOL, institucioni më i madh i futbollit në Amerikën e Jugut, ose ekuivalenti i UEFA-s në kontinentin tonë, ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për finalen e dytë të Superclasico-s.
Si pasojë e incidenteve të ndodhura të shtunën në prag të kësaj ndeshje, me tifozët e River Plate që sulmuan me gurë dhe gaz lotsjellës autobusin e Boca Juniors, është vendosur që ndeshja e kthimit të mos luhet në “Estadio Municipal”.
Në këtë mënyrë kjo superpërballje humbet një nga komponentët më të rëndësishëm të saj, tifozët e River Plate, të cilët në ndeshjen e parë nuk e ndoqën ekipin e tyre në “La Bombera” (stadiumi I Boca Juniors), pasi drejtuasit e skuadrave ranë dakord që mos të kishte tifozë udhëtues në fushë kundërshtare.
Foto ilustruese
Sport
CONMEBOL merr vendimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhë në finalen e dytë të Superclasico-s
Organizata e futbollit në Amerikën Latine, CONMEBOL, ka vendosur që finalja e dytë e “superclasico-s” të mos luhet në fushën e River Plate. Kjo për shkak të incidenteve që këta të fundit shkaktuan të shtunën para kësaj ndeshje.