Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini

Sport

Conte lë 'me gisht në gojë' Juventusin, bardhezinjtë tentojnë të 'vjedhin' Gasperinin nga Roma

30 Maj, 14:19| Përditesimi: 30 Maj, 14:25

  • Share

ITALI - Tregu i trajnerëve duket së është një enigmë gjithnjë e më e vështirë për t’u zgjidhur në Serie A. Nëse një pistë bie, një tjetër ngrihet dhe çdo lëvizje ndikon në shumë klube.

Konfirmimi vjen nga Roma me Gian Piero Gasperinin, i cili nuk është më aq i sigurt nëse do të ulet në stolin e verdhekuqve. Vendimi i Antonio Contes për të qëndruar te Napoli dhe konfirmimi i Massimiliano Allegrit te Milani, e ka lënë bosh stolin e Juventusit. Igor Tudor do të mbetet të paktën deri në Kupën e Botës për Klube në këtë post, me kroatin që mund t'ia lërë vendin e tij trajnerit aktual të Atalantës.

Gasperini gjithmonë ka ëndërruar të rikthehet në ekipin ku filloi karrierën e tij si trajner, duke drejtuar ekipin e të rinjve për gati një dekadë midis viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, megjithatë destinacioni i tij dukej të ishte Roma. Takimi me familjen 'Friedkin' sugjeroi një mbyllje të shpejtë, megjithatë zgjedhja e Contes dhe disa dyshime në lidhje me anën financiare do ta kishin rikthyer gjithçka në lojë.

Ishin pikërisht pak garanci në treg që e kishin shtyrë t'i thoshte lamtumirë Atalantës, prandaj Gasperini vendosi të merrte një "pushim reflektimi" prej dy ose tre ditësh për të vlerësuar të gjitha propozimet dhe për të mos bërë zgjedhje të nxituara.

Për t'iu përmbajtur kufizimeve të UEFA-s, Roma do të duhet ta ulë borxhin e saj të përgjithshëm nën 60 milionë euro deri në vitin 2026. Jo një detyrë e lehtë duke pasur parasysh që viti i kaluar financiar u mbyll me -81.4 milionë dhe një borxh neto prej 504.7 milionë euro, me pak fjalë, do të jetë e nevojshme të shtrëngohet rripi për dy vitet e ardhshme financiare në mënyrë që të shmangen probleme të mëtejshme.

Duke pasur parasysh këtë dhe mundësinë e përmbushjes së ëndrrës së tij për të shkuar te Juventusi, Gasperini ka vendosur të marrë kohën e tij dhe të vlerësojë se në cilin pozicion duhet të përqendrohet. 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?