Futbollisti brazilian Richarlson

Conte mbyll blerjen e radhës, Tottenham blen ‘yllin’ brazilian të Everton! Vjen për 60 milionë paund

30 Qershor 2022, 11:46| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 11:47

  • Share

Sulmuesi brazilian Richarlson është futbollisti më i ri i Tottenham. ‘Spursat’ ende nuk e kanë zyrtarizuar, por të gjithë mediat shkruajnë me siguri të plotë se 25-vjeçari ka kompletuar marrëveshjen.

Tottenham do pagujë në total 60 milionë paund ose rreth 70 milionë euro te Everton. 50 milionë paund do jepën menjëherë, ndërsa 10 milionë të tjera janë në formë bonusesh, por të garantuara.

Për Antonio Conte Richarlson është futbollisti i katërt në këtë merkato vere pas Forster, Perisić and Bissouma. Objektivi i radhës është mbrojtësi i Barcelonës Clement Lenglet në formë huazimi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?