Sport

Conte për titullin, arsyeja përsa Inter fiton Seria A dhe Lautaro Martinez! Gjithçka që po ndodh në shtëpinë zikaltër

22 Qershor 2020, 12:51| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 12:54

  • Share

Inter fitoi mbrëmë 2-1 kundër Sampdoria-s duke shkuar në -6 pikë nga Juventusi kryesues. Një diferencë jo e vogël por në program janë edhe 12 ndeshje deri në përfundim të sezonit. Pas ndeshjes, trajneri Conte, thotë se Interim und t’ia dali:

"Scudetto? Ne jemi në atë dretim, duam të luajnë të gjitha kartat tona. Sidoqoftë, mundësitë e gabimeve duhet të jenë minimale. Kushdo që është përpara mund ti falen disa gabime, jo ne. Unë gjithmonë them që kundërshtari të vritet. Mendoni për atë që ndodhi kundër Napolit,  krijuam shumë, dominuam, por kur shkuam në shtëpi u kritikuam. E njëjta gjë ndodhi edhe sot(dje kundër Sampdoria-s. Duhet të jesh më cinik dhe i vendosur."

Ndërkohë ‘Sportmediaset’ shkruan se Interi do të jetë në garë për titullin deri në fund pasi tani sulmi zikaltër ka nisur të jetë keqberës. Kjo falë treshes Erkisen, Lukaku dhe Lautaro Martinez, që kanë riaktivizuar njëri-tjetrin. Mbi të gjitha mesfushori danez Eriksen, i cili është përshtatur plotësisht me skuadrën

Gjithsesi merkato në shtëpinë zikaltër është ndëzur sërish sot dhe kjo për shkak të Barcelonës që kërkon Lautaro Martinez. Sipas ‘Mundo Deportivo’ Barcelona e ka primare nënshkrimin me 22-vjeçarin dhe do të këmbëngulë përtej javëve të korrikut kur është edhe klauzola e famshme e 111 mln eurove.

Sipas këtij burimi Barcelona do të tentojë edhe në gusht e shtator pasi e dëshiron vërtet ‘demin’. Ngërçi është se Barcelona nuk do të japë 111 mln euro dhe për këtë po tenton të përfshijë në marrëveshje një lojtar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?