Napoli i Antonio Contes ka shijuar tre pikët e para të sezonit, duke bindur me rezultatin 3-0 kundër Bologna-s. Një fitore tejet e rëndësishme në stadiumin ‘Maradona’ sidomos në aspektin psikologjik, pasi në javën e parë të Seria A të kaltrit u mposhtën 3-0 nga Verona. Kapiteni Di Lorenzo zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës realizuar Kvaratschkelia dhe Simeone, i cili u asistua nga blerja e merkatos braziliani Neres.
Situata ndryshe vijon te Roma, që pas barazimit në javën e parë këtë herë u mposht në shtëpi 1-2 nga Empoli. Në ndeshjen që pritej me padurim, pasi ishte debutimi në shtëpi në stadiumin ‘Olimpico’, te besuarit e De Rossit zhgënjyen me rezultat, pasi loja ishte tejet pozitive.
Befasi ishte edhe humbja e Atalantës që u mposht 2-1 nga Torino. Kjo edhe pse bergameskët e Gjimshitit realizuan të parët me Gjimshitin, ndërsa skuadra ‘granada’ përmbysi me Ilic dhe Adams.