Receta

Copëza pule me erëza nga zonja Albana

12 Shtator, 11:49| Përditesimi: 12 Shtator, 11:50

  • Share

Copëza pule me erëza

Përbërësit:

  • 500 gr mish pule
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër të shtypur
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • 1 lugë çaji trumzë
  • 1 lugë çaji paprika e ëmbël
  • ½ lugë çaji piper i zi i bluar
  • ½ lugë çaji shafran Indie
  • Lëngu i ½ limoni
  • Majdanoz i freskët i grirë
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Në një enë përziejmë copat e pulës të prera në kubikë me vajin e ullirit, hudhrën, lëngun e limonit dhe të gjitha erëzat. I lëmë të marinohen për të paktën 30 minuta në frigorifer. Më pas nxehim një tigan të thellë dhe shtojmë pulën me gjithë marinadën, i lëmë të skuqen për 8–10 minuta derisa mishi të marrë ngjyrë të artë dhe të gatuhet mirë brenda. Në fund e spërkatim me majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?