Çorbë me kumbulla të thara dhe oriz nga zonja Albana

26 Korrik, 11:27| Përditesimi: 26 Korrik, 11:30

  • Share

Çorbë me kumbulla të thara

Përbërësit:

  • 2 filxhanë kafeje oriz
  • 1 dorë kumbulla të thara
  • 2 duar të brendshme të grira
  • 1 lugë gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kumbullat e thara i pastrojmë  nga bërthamat, i presim dhe i regjim në ujë të vakët. Ndërkohë orizin e pastruar e lajmë dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë. Të brendshmet e bagëtive të imëta i përvëlojmë dhe më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i hedhim tek orizi. Shtojmë edhe kumbullat e thara dhe e lëmë çorbën të gatuhet. Në fund shtojmë gjalpë dhe piper sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?