Çorbë me oriz
Përbërësit:
- 100 gr oriz
- 50 gr gjalpë
- 250 ml lëng viçi
- 1 lgj miell orizi
- 1 majë luge miell gruri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Lajmë orizin, e kullojmë dhe e vendosim të ziejë në 1 litër ujë. Pasi ka zjerë shtojmë gjalpin, lëngun e mishit të ngrohtë ku kemi tretur pak miell orizi. E lemë supën të marrë valë, sipas trashësisë hedhim dhe pak miell gruri dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak limontoz.
Komento