Çorbë me spinaq nga zonja Albana

20 Tetor 2022, 11:17| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 11:21

  • Share

Çorbë me spinaq

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 300 gr spinaq
  • 1 karrotë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj miell misri
  • Buljon mishi / perimesh
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotën e grirë në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë spinaqin. Hedhim hudhrën e shtypur dhe në fund shtojmë buljonin e trazuar me pak miell misri. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?