Çorbë me thjerrëza të kuqe dhe nenexhik nga zonja Albana

30 Qershor 2023, 11:41| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 11:46

  • Share

Çorbë me thjerrëza të kuqe

Përbërësit:

  • 1 gotë thjerrëza
  • 1 qepë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj salcë domate
  • 1 lgj salcë speci
  • 1 lgj nenexhik i thatë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lgj miell
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

I lëmë thjerrëzat gjithë natën në ujë (si fasulet) dhe të nesërmen i kullojmë ujin. Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët me pak vaj ulliri. Shtojmë një thelpi hudhër dhe pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepës. Shtojmë më pas thjerrëzat e kulluara, salcën e domates, salcën e specit, kripën dhe piperin e zi. Shtojmë ujë në masë të përbërësve dhe i lëmë thjerrëzat të ziejnë.

Ndërkohë në një tenxhere tjetër kaurdisim pak miell me gjalpë. Pasi mielli ndryshon ngjyrë e shuajmë me pak ujë, shtojmë pak piper të kuq dhe e shtojmë masën tek çorba me thjerrëza. Rregullojmë shijen në fund me kripë dhe nenexhik të thatë dhe e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?