Koronavirus/33 vjeçari shqiptar gjobitet 10 herë dhe më pas arrestohet në Ravenna të Italisë

23 Prill 2020, 16:42| Përditesimi: 23 Prill 2020, 17:00

  • Share

ITALI-Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Fusignano, në zonën e Ravenna është gjobitur 10 herë që nga 31 mars për shkelje të dekretit anti-Covid-19.

Përvec shkeljeve të ligjit për lëvizje në kushte pandemie ai është arrestuar dhe për shpërndarje të lëndeve narkotike. Burri, gjatë natës, ishte kapur nga kamerat komunale gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa të premten u arrestua nga policia pasi shpërndante kokainë përpara një supermarketi. 

Shqiptari tashmë është arrestuar dhe ndodhet në burg për një sërë akuzash nga thyerja e masave të karantinës deri tek trafikimi i lëndëve narkotike.

r.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?