Reshjet e ditëve të fundit kanë lënë pa ujë të pijshëm banorët e fshatit Kakruk në Çorovodë.
Tubacionit e ujësjellësit në Bogovë janë dëmtuar nga rrëshqitja e dherave.
"Presim autobotin e ujit se kemi mbetur pa ujë në cezma. edhe autoboti nuk sjell ujë të pastër, por vetëm për tualetin e përdorim", shprehen disa fëmijë që prisnin me bidona në duar.
Po kështu banorët ankohen dhe për mungesën e energjisë, pasi rrjeti pëson defekte sidomos gjatë dimrit.
"Problemi i fshatit Kakruk është se kur vjen koha e votave këta sulen ët gjithë të majtë e të djathtë, ndërsa për infrastrukturën nuk bëjnë asgjë. Rrjeti elektrik është që i kohës së Enverit".
"Bashkia na sjell një autobot, por është uji i turbullt, nuk pihet", shprehet një tjetër banor. Ndërsa një tjetër thotë se "mbushin unë në përrua me kafshë" – shprehen banorët.
Ky është një ndër fshatrat më të mëdha të Çorovodës me afro 4 mijë banorë, të cilët shprehen se janë taksapagues të rregullt ndaj kërkojnë që bashkia dhe OSHEE të marrin masa për furnizimin me ujë dhe drita.