Foto ilustruese

Përfiton edhe Shqipëria/ Pas kritikave, COVAX nis shpërndarjen e vaksinave anti- COVID

24 Shkurt 2021, 11:42| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 12:42

  • Share

Pas kritikave të shumta për vonesa dhe jorrallëherë edhe deklaratave se Programi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vaksinat COVAX ka dështuar, ditën e sotme programi ka shpërndarë dozat e para të vaksinës antiCOVID.  I pari vend që ka përfituar është Gana, e cila ka marrë një total prej 600,000 doza të vaksinës të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit.

Në një deklaratë të përbashkët, OBSH dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (Unicef) thanë se kjo ngjarje shënonte një hap tejet të rëndësishëm.

"Mbërritja e vaksinave kundër Covid-19 në Gana është thelbësore për t'i dhënë fund pandemisë," thanë ata.

Vendi i Afrikës Perëndimore ka regjistruar më shumë se 80,700 raste të koronavirusit dhe 580 viktima që nga fillimi i pandemisë, megjithatë ka mundësi që shifrat të jenë më të larta.

Programi Covax u iniciua nga OBSH, Aleanca e Vaksinave Gavi dhe Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) për të parandaluar që vendet e varfëra  të kenë vështirësi në sigurimin e vaksinave.

Me anë të këtij programi synohet që të sigurohen më shumë se dy miliardë doza për njerëzit në 190 vende në më pak se një vit, në veçanti, për 92 vende të varfëra .

Pjesë e programit është edhe Shqipëria, me anë të së cilit pritet të sigurohen 1 140 000 doza.

Programi ka mbledhur 6 miliardë dollarë (4.3 miliardë £) deri më sot por do të duhen të paktën edhe 2 miliardë dollarë për të përmbushur synimin e tij në 2021.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?